Video

Edi Rama: What the f… mjaft e trajtuat Kosovën si shtet jo i plotë (VIDEO)

Në fjalën e tij në mbledhjen e dy qeverive shqiptare, kryeministri Edi Rama ka thënë se Kosova është shtet i plotë. Ai ka përmendur dialogun me Serbinë, për të cilin thotë se Kosova po tregohet gjithnjë e sinqertë karshi dialogut.

“Kosova është shtet i plotë . Dialog i cili nuk është gjithmonë i drejtpërdrejtë dhe i sinqertë nga ana tjetër.

Ndërkohë Kosova është shëmbëlltyra më e plotë e paqes. Shprehja rrezatuese për mirëkuptimësinë për minoriteteve dhe bashkëpunim për dialog të sinqertë. Kosova ka treguar se është absolutisht e gatshme të luajë rolin e saj ndërkombëtar.

Kosova ka bërë përparim thelbësor në rrafshin rajonal. Nuk mund vec të konstatojmë se dialogu me Serbinë vec është përparuar, duke mos e marrë mbrapshtë Kosova atë që i janë bërë përparime në shumë drejtime. “Bllokimi i njohjes së Kosovës, është inkurajimi më cinik i enklavave kriminale”, tha ai duke cituar këtu një deklaratë të nje ish ministri britanik.

Ai ka thënë se tarifa 100 për qind e Kosovës ndaj mallrave serbe është një reagim politik ndaj sjelljeve të Serbisë.

Ai ka përmendur edhe një informatë që ia ka thënë ministri i jashtëm, që Kosovës i është kërkuar në një fjalim të tij, të mos i referohet si ‘Republika e Kosovës”.

‘What the f.u.c.k” – tha Edi Rama “i thonë kësaj në gjuhën e Brukselit”. Tarifa 100 për qind është reagim politik ndaj një sjellje supremaciste të Serbisë ndaj Kosovës, ka thënë.