Lajme

Fotoja që po përlot botën

Kjo është fotoja që ka përlotur mbarë botën dhe është shprehje ulëritëse e tragjedisë që po ndodh cdo ditë e në përmasa më të mëdha në ujerat e Mesdheut.

Popujt e Lindjes së Mesme, të Azisë dhe të Afrikës, vihen në kërkim të një jete më të mirë në Europë dhe në përpjekje për t’i shpëtuar l’uftërave dhe konflikteve në vendet e tyre,

Ndërmarrin rreziqe të mëdha duke e kaluar detin me mjete primitive dhe barka të vjetra të cilat më së shumti garantojnë v’dekjen e tyre të sigurtë në vend të jetës dinjitoze dhe të mirë për të cilën i kanë hyrë detit në këmbë.

Këto janë tragjeditë e mëdha të cilat përsëriten disa herë në ditë në ujërat e Medheut ku peshqit ushqehen me mish popujsh te vuajtur dhe të poshtëruar në vende e tyre.

Kjo foto që ka përlotur botën shpreh solidarizimin ndërmjet dy vëllezërve të mbetur gjallë në gomone në mes të detit, ndërkohë që nëna e tyre ka rrëshkitur në ujë dhe është m’bytur, por ata nuk kanë mundur ta të bëjnë asgjë fatkeqsisht, për ta shpëtuar atë.