Muzik

Ghetto Geasy, Majk dhe Onat lansojnë videoklipin e këngës “Vamos”

Yjet e hip-hopit shqiptar, Ghetto Geasy, Majk dhe Onat kanë publikuar projektin e tyre muzikor. “Vamos” titullohet kënga më e re e anëtarëve të Babastars, të cilët e kanë sjellë një video tejet të veçantë.

Për tekstin e këngës janë përkujdesur vetë reperët, miksimin dhe ‘beat-in’ i ka bërë Alandy, ndërsa xhirimet e videos i ka bërë produksioni Imagine Films.

Ky projekt i tyre tashmë është publikuar në kanalin e Babastars në YouTube dhe besohet që do pritet mirë nga fansat e tyre të shumtë.