Lajme

Halil Kastrati shpallet personaliteti i vitit 2018

Kastrati tha se deri në fundvit pritet të dhurohen edhe 20 shtëpi Halil Kastrati dhe Shoqata e Bamirësisë Jetimat e Ballkanit ka bërë me shtëpi shumë familje pa kulm mbi kokë, në Kosovë dhe më gjerë.

Kastrati me Jetimat e Ballkanit ka ndihmuar shumë njerëz me kushte të vështira ekonomike. Ai ka ndihmuar në mbledhjen e parave për shërim dhe u është gjetur pranë të gjithë atyre që në një mënyrë kanë qenë nevojtarë. Sot në emisionin “Prite te Gjelbrën”, Halil Kastrati doli të jetë më i votuari nga dëgjuesit dhe shikuesit e këtij emisioni dhe kështu u zgjodh-Personazhi i Vitit 2018.

Gjatë inkuadrimit live në emision, Kastrati tha që shpreson të mos ndalet deri kur të ketë nevojë, që të ndihmojë. Jam shumë mirënjohës popullit tim, jam shumë krenar për humanizmin e tyre, shpresoj që mos ndalemi deri tek dera e fundit që do të ketë nevojë, tha Kastrati për RTV21.

Ai më tutje tregoi se për 28 shtëpitë që i ka dhuruar së bashku me Jetimat e Ballkanit për 28 Nëntor, me ç’rast tregoi se për ndërtimin e tyre u janë dashur 3 muaj. Patëm dhanë një lajm para 28 nëntorit se po fillon ndërtimi i 50 shtëpive, pastaj ka qenë ide e imja që 28 nga to të dhurohen me 28 nëntor, nuk e kemi pasë lehtë, po shyqyr Zotit u realizu.

Po vazhdon dhurimi i çelësave, kanë qenë 50 shtëpi, janë diku edhe 20 që duhet të jepen deri në fundvit, tha Kastrati.

Më 28 Nëntor, Halil Kastrati së bashku me përfaqësues të organizatës Jetimat e Ballkanit bënë ndarjen e 28 shtëpive për 28 familje në nevojë në komunën e Prizrenit, Suharekës dhe Dragashit.

Në videon e mëposhtme shihni inkuadrimin live të Halil Kastratit dhënë në emisionin “Prite të Gjelbrën”.