Lajme

Historia e tij preku shqiptarët, më në fund vogëlushi mund të jetojë i lumtur (VIDEO)

Ëndrra e Xheison Baftit ishte që kur të rritej ta bënte familjen e tij me një shtëpi të re. Por ai nuk do të ketë nevojë të presë kaq shumë, pasi kjo ëndërr tashmë iu bë realitet, falë spektaklit “Në kurthin e Piter Pan”. Nisma e prezantuar pak kohë më parë u finalizua me sukses këtë mbrëmje finale.

Thirrjes së Alketa Vejsiut iu përgjigjen shqiptarë të shumtë nga e gjithë bota, biznesmenë e kompani të shumta në vend, të cilët të gjithë sëbashku bënë të mundur që “Taramelja” dhe familja e tij të bëhej me një apartament në Tiranë.

Gjithashtu, nismës së spektaklit iu bashkua edhe Bashkia e Tiranës, duke bërë me shtëpi edhe gjyshërit e Xheison, duke e sjellë kështu të gjithë familjen në kryeqytet.

Në këtë mbrëmje finale të spektaklit, Alketa Vejsiu ndau me gjithë publikun një klip, në të cilin shfaqej apartamenti ku Xheison do të jetojë bashkë me familjen e tij, si dhe reagimin e tij kur hapi derën e shtëpisë.

“Shumë faleminderit ju kam shumë xhan, ju kam shumë zemër…” ishin fjalët e Xheison për të gjithë ata që i plotësuan ëndërr.