Sport

Ishujt Faroe dhe Kosova – Drejtpërdrejt (LIVE)

Ishujt Faroe dhe Përfaqësuesja e Kosovës kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen e radhës në Ligën e Kombeve, e cila është e paraparë të zhvillohet nga ora 18:00.

Kosova është mysafire e Ishujve Faroe në ndeshjen e katërt të Grupit 3 në Ligën D, aty ku është lider me 7 pikë.

Ekipi i drejtuar nga Bernard Challandes synon fitoren e radhës në këtë grup për të katapultuar pozitën e parë në këtë grup.

Në anën tjetër, vendasit e Ishujve Faroe kanë vetëm një fitore nga tri ndeshjet e para, por synojnë fitoren e dytë pasi do të ishin edhe ata në hap me pozitën e parë.

Challandes ka vendosur t’i bëjë katër ndryshime në formacion, ku njëri vjen shkaku i mungesës së Hekuran Kryeziut në mesfushë dhe Benjamin Kolollit në mbrojtje, ndërsa trajneri i Ishujve luan me formacionin më të mirë.

Kosova: Ujkani, Vojvoda, Rrahmani, Dallku, Aliti, Shala, Voca, Zhegrova, V.Berisha, Rashica, Nuhiu.

Shiko ketu ndeshjen FULLSCREEN