Lajme

Katër skenarët e përfundimit të dialogut në mes Kosovës dhe Serbisë sipas analistëve

Të gjitha opsionet janë të hapura, duke e bërë të vështirë kështu të dihet përfundimi i dialogut.

1. Dialogu ka shumë gjasë që të dështoj, sepse palët nuk janë të gatshme për të arritur pajtim. Ky është opsioni i parë i shtruar. Veçanërisht të vështirë e bën zgjidhjen mungesa e kurajës së njohjes së Kosovës nga Serbia”, ka shtuar Rashiti. Sipas tij, prioritet mbi prioritete nga bashkësia ndërkombëtare është vendosur njohja.

2. Një opsion tjetër është një zgjidhje e modelit të dy Gjermanive, me një status special për veriun dhe me një normalizim të marrëdhënieve pa njohje eksplicite.

3. Opsioni i tretë, ridefinimi i kufijve pa shkëmbim. Dhënia e një pjese të komunave të pjesës veriore në shkëmbim të njohjes. Nëse flet për kufijtë, në marrëdhëniet ndërkombëtare, nuk mund të flasësh pa e njohur shtetin e Kosovës në këtë rast, ka shtuar Rashiti.

4. Derisa opsioni i fundit që është i papranueshëm në Kosovë, është sipas tij, dhënia e territorit për të marrë territor, duke shtuar se “Serbia do të tentojë të vijë deri në lumin Ibër, sepse Serbia flet për ndarje në urën e Ibrit”.