Sport

Këta janë tre kandidatët për çmimin “Trajneri më i mirë në botë”

Zlatko Dalic, Didier Deschamps dhe Zinedine Zidane janë tre trajnerët që do të garojnë për çmimin e më të mirit të botës.

Dalic bëri mrekullinë duke kaluar në finale të Kupës së Botës me Kroacinë duke fituar medaljen e argjend.

Deschamps fitoi Kupën e Botës në Rusi duke i sjellë Francës triumfin e dytë historik.

Ndërsa Zidane udhëhoqi Real Madridin në fitimin e Kupës së Botës për klube, si dhe Ligës së Kampionëve.