Sport

Momenti kur Arlind Ajeti ndëshkohet me të kuq pas ndërhyrjes në Xhakën (VIDEO)

Arlind Ajeti e ka lënë Grasshoppersin në baltë kundër Baselit, duke u përjashtua me të kuq në minutën e 26’.

Ajeti është shndërruar mbrëmë në fytyrë tragjike për Grasshoppersin.

Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare mori dy kartonë të verdhë brenda 26 minutave duke u përjashtuar kështu nga ndeshja për ta lënë ekipin e tij me një lojtar më pak në fushë për pjesën më të madhe të ndeshjes, çka i kushtoi Grasshoppersit me turpërim, pasi humbi 4-0 nga Baseli.

Ajeti mori kartonin e parë të verdhë ende pa nisur mirë ndeshja, në minutën e 3-të, pas një ndërhyrje në Taulant Xhakën – kurse të dytin e mori në minutën e 26-të pas një ndërhyrje në Kevin Bua.

Kartoni i dytë i verdhë, sipas videos të publikuar nga Blick, nuk duket të ketë qenë i merituar, duke parë ndërhyrje e lehtë në Buan, i cili duket se mezi priste ta përjashtojë Ajetin.

Kështu, mbrojtësi i Kombëtares do të humbasë ndeshjen me FC Zurichun, kundër lojtarëve të Kosovës, Hekuran Kryeziu, Benjamin Kololli dhe Mirlind Kryeziu.