Lajme

Në shenjë nderimi, çifti kurorëzohet me uniformë ushtarake (Foto)

Të veshur me uniformë të FSK-së dhe ushtrisë amerikane, Izjadin dhe Jetmira Ramusholli janë kurorëzuar në ditën e formimit të ushtrisë së Kosovës.

Çifti nga Manastirci i Ferizajt me shkas kanë vendosur që të kurorëzohen në Ditën e Ushtrisë dhe për këtë janë shprehur të lumtur.

Jemi shumë të emocionuar dhe njëkohësisht krenarë që 14 dhjetori i vitit 2018 do të na kujtoj gjithmonë kurorëzimin e dashurisë tonë dhe datën kur Republika e Kosovës formoi Ushtrinë, kanë thënë çifti Ramusholli.

Gjithashtu gjithmonë do të jemi mirënjohës ndaj mikes tonë të përhershme, Amerikës, kanë thënë ata.