Sport

Neymar ia plas të qarës për ditëlindje – Tregon cila është dëshira e tij (VIDEO)

Braziliani Neymar feston sot 27-vjetorin e tij të lindjes, por për fatin e tij të keq, ky përvjetor e gjeti të dëmtuar dhe me paterica.

Ylli i PSG-së po dëmtohet shpesh muajt e fundit dhe kjo po e shqetëson së tepërmi lojtarin.

Futbollisti gjatë një ceremonie të thjeshtë ka shprehur dëshirën e tij në një fjalim të përlotur para miqve dhe familjes.

Fjalët e tij: Ajo që doja për ditëlindje ishte një kavilje e re.

Kështu do të mund të isha në fushë duke bërë atë që dua më së shumti, të luaja futboll.

Braziliani dëmtoi këmbën gjatë ndeshjes kundër Strasbourg në raundin e 16-të të Coupe de France më 23 janar dhe do mungojë 3 muaj.