Sport

Para syve të kryeministrit Haradinaj, dy familje i japin fund hasmërisë (Foto)

Para syve të kryeministrit Haradinaj, dy familje i japin fund hasmërisë

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj sot mori pjesë në shënimin e 22 vjetorit të rënies së heronjve Zahir Pajaziti, Edmond Hoxha e Hakif Zejnullahu.

Në një postim në Facebook, Haradinaj ka treguar se gjatë kësaj ngjarje, ndodhi një vepër fisnike e shqiptarëve në Junik, ku dy familje e falën njëra-tjetrën.

Më poshtë postimi i Haradinajt:

Shqiptari e njeh kodin e faljes si virtyt dhe kjo ishte dhe mbeti fuqia e tij. Sot isha dëshmitar i një vepre fisnike shqiptare në Junik.

Në nderim të 22-vjetorit të rënies së Heronjve të Kombit Zahir Pajaziti, Edmond Hoxha e Hakif Zejnullahu dhe si shenjë e unitetit tonë, Bashkim Knushi i zgjati dorën e pajtimit familjes së Ahmet Shehut duke i dhënë fund armiqësisë, si një plagë jona që duhet mbyllur përfundimisht, duke ia besuar ligjit lirinë.