Sport

Real Madrid dhe Melilla 6-1 (Golat dhe rastet) VIDEO

Real Madridi ka shënuar fitore të thellë në ndeshjen e kthimit në Kupën e Spanjës. Los Blancos kanë triumfuar në Santiago Bernabeu përballë skuadrës modeste Melilla me rezultat të thellë 6-1.

Kësisoj kampionët në fuqi të Evropë pas dy ndeshjeve kanë eliminuar Melillan me rezultat të përgjithshëm 10-1.

Trajneri i Real Madridit, Santiago Solari në këtë takim i dha rast lojtarëve që nuk kishin shumë minuta.

Gjatë 90 minutave futbollistët madrilen shkëlqyen dhe kishin 32 tentime.