Fun

Shikoni qka i bën vogëlushi babait, pse ai nuk i kushton vëmendje

Një fëmijë ka gjetur një mënyrë shumë interesante për të ndëshkuar babain e tij, pasi ai nuk i kushton vëmendje dhe gjithë kohën është i zënë me diqka.

Shpesh ndodh që babai është në familje, por nuk përfshihet në jetën e fëmijëve. Ai e ka mendjen gjetkë. Edhe nëse babai fizikisht është në shtëpi,​—thotë revista franceze Famille chrétienne,​ psikologjikisht ai mund të mos jetë aty. Përse sot ka kaq shumë baballarë që i mungojnë familjes, qoftë nga ana psikologjike, qoftë nga ana emocionale?

Siç shpjegon revista e mësipërme, një arsye kryesore është se ai nuk arrin të kuptojë përgjegjësitë që ka si baba ose si bashkëshort. Shumë baballarë mendojnë se përgjegjësia e një babai të mirë është vetëm sa të sjellë në shtëpi një rrogë të mirë. Siç tha shkrimtari polak, Jozef Augustini, shumë baballarë mendojnë se janë prindër të mirë, ngaqë fitojnë para për familjen. Por kjo është vetëm një pjesë e përgjegjësive të babait.

Në të vërtetë fëmijët nuk e gjykojnë vlerën e babait nga shuma e parave që ai fiton ose nga vlera monetare e dhuratave që ai mund t’u japë. Përkundrazi, çka duan me të vërtetë fëmijët, madje shumë më tepër nga ç’duan dhuratat, është dashuria, koha dhe vëmendja e babait. Këto janë gjërat që kanë vërtet rëndësi për ta.