Muzik

Shkurte Fejza publikon baladën “Nëna” (Video)

Shkurte Fejza është një ndër këngëtaret më të pëlqyera të muzikës popullore. Ajo ka shumë vite në skenë, ndërsa numëron këngë dhe videoklipe të shumta, bashkëpunime të suksesshme me kolegë si dhe shumë albume personale.

Në projektin e ri muzikor të publikuar sot, Shkurte Fejza i këndon nënës siç edhe mban titullin kënga. “Nëna” është publikuar në kanalin zyrtarë të saj në Youtube. “Baladë për Nënën.

Të dashur miq dhe simpatizues të këngës sime ky është kanali im zyrtarë në Youtube dhe nuk kam marrëveshje me kanale tjera të cilat i promomojnë këngët e këngëtarëve tjerë dhe i shtojnë duke blerë me miliona klikime. Ju lutem vizitojeni këtë kanal dhe pres mbështetjen tuaj të çmuar”, ka shkruar Shkurte Fejza në Facebook.