Lajme

Shtetet që votuan kundër Kosovës në INTERPOL

Kosova nuk ka marrë votat e mjafteshme për anëtarësim e që ishin 103. Në raundin e parë të votimit Kosova mori vetëm 76 vota pro, 56 kundër dhe 22 abstenime.

Në raundin e dytë, Kosova mori 68 pro dhe 51 kundër dhe 16 abstenime.

Ndër shtetet që kundërshtuan anëtarësimin e Kosovës dhe mbështetën arsyetimin e Serbise ishin, Spanja, Maroko, Qipro, Kina, Bjellorusia, Rusia, Rumania, Venezuela, Namibia, Surinami.

Përmes një reagimi për media, Qeveria shpreh zhgënjimin e saj që Kosovës i është pamundësuar të jetë pjesë e familjes botërore të Policisë, që lufton krimin transnacional, raporton lajmi.net.

Sipas Qeverisë së Kosovës, fushata e egër e Serbisë, dëshmoi edhe njëherë karakterin e saj kundër Kosovës dhe idesë për normalizim të raporteve.