Sport

Sulmuesi i Kosovës shënon golin më të bukur në karrierë (VIDEO)

Vedat Muriqi po bën kërdi në Turqi. Sulmuesi i Kosovës sapo ka shënuar njërin nga golat më të bukur në karrierën e tij.

Në ndeshjen ndaj Antalyaspor, Muriqi ka shënuar këtë gol perlë.

Me një goditje nga largësia e cila mori efe, Muriqi e la me gishta në gojë portierin mysafir.

Ky është goli i katërt këtë vit dhe i teti për Muriqin në kampionat që po kalon në formë jetësore.