Sport

Supergoli që tregon klasin e vërtetë të Iscos (VIDEO)

Mesfushori i Real Madridit, Isco gjeti dy herë portën në ndeshjen në kuadër të Kupës së Mbretit kundër Melillas mbrëmjen e te enjtes, por goli i parë ishte i jashtëzakonshëm.

Isco nuk ka qenë duke u favorizuar aspak që nga arritja e Santiago Solarit si kryetrajner, por performanca e tij sonte të rikujton kualitetin e tij që u shfaq edhe me golin nga distanca pas 47 minutave.

Spanjolli mori topin në prag të zonës së penaltisë dhe me një goditje të bukur tregoi klasin e tij duke e dërguar topin në qoshe të anës së majtë të rrjetës.