Sport

Tre mungesat e mëdha të Interit për ndeshjen ndaj Barcelonës

Interi mbrëmë mposhti Milanin në derbin “Della Madonnina”, takim ky që përfundojë me rezultat 1:0 për zikaltërit.Ndryshimet në formacion te skuadra e neroazzurëve, do jenë dukshëm të mëdha, me lëndimin e lojtarëve kyq të skuadrës, Perisic, Brozovic dhe Nainggolan.

Takimi i të mërkurës kundër Barcelones do të jetë i vështirë me mungesën e këtyre tre futbollistëve.

Përkundër kësaj lojtarët do të mundohen maksimalisht që të rikthehen edhe pse do të jetë e vështirë duke u bazuar në deklaratat e stafit mjekësor të klubit nga qyteti i modës. Mbetet të shihet se cila do të jetë zgjidhja e trajnerit Spalleti.