Lajme

Veseli: Më 14 dhjetor bëhemi me Ushtri, na priftë e mbara

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka njoftuar se më 14 dhjetor Kosova do ta ketë edhe zyrtarisht Ushtrinë e saj.

Përmes një postimi në Facebook, Veseli thotë se kjo është data kur në Kuvend do të votohen Projektligjet që transformojnë FSK’në në Ushtri.

Ai njofton përmes Facebookut: Më 14 dhjetor 2018 do ta kemi zyrtarisht Ushtrinë e Kosovës. Kjo është data kur në Kuvendin e Kosovës do t’i votojmë Projektligjet që e transformojnë FSK-në në Ushtri. Na priftë e mbara dhe urime të gjithëve.