Sport

Ylli i Kosovës: Mbaj 100 familje në varfëri të skajshme

Superylli i përfaqësueses së Kosovës, Donis Avdijaj, ka dhënë një intervistë të gjatë për edicionin gjerman të Goal.

Avdijaj më pas foli edhe për domethënien që ka futbolli në Kosovë, ku përmendi faktin se varfëria është e madhe në vendin tonë, teksa vlerësoi lart dashurinë për këtë sport.

Në Kosovë nuk shkojnë gjërat aq mirë, ashtu si do të duhej të shkonin, ka shumë varfëri. Bashkë me prindërit e mi përkrah financiarisht çdo muaj nga 100 familje, fëmijë bonjakë dhe njerëz me aftësi të veçanta të cilët kanë mungesë të gjërave elementare.

Për shumë në Kosovë futbolli është gjithçka dhe e bën popullin pafund krenar kur ne fitojmë. Biletat për ndeshjen e fundit në shtëpi në Ligën e Kombeve u shitën pas 32 minutave. Kërkesat ishin aq të mëdha sa që nuk kishte bileta as për familjarët tanë, rrëfeu mes tjerash Avdijaj.

Donis Avdijaj ishte i shkëlqyer për Kosovën, sidomos ndaj Maltës, ku ai edhe gjeti golin.