Sport

Ylli Kosovar Shënon Gol Të Jashtëzakonshëm Nga Gjuajtja E Lirë Në Austri (VIDEO)

Qendër-mbrojtësi kosovar i Red Bull Salzburgut, Albert Vallqi ka shënuar një gol thjesht brilant nga gjuajtja e lirë në ndeshjen kundër St Polten në Austri.

Ai realizoi në minutën e 36-të, me anë të një goditje të fuqishme nga rreth 25 metra distancë.

Ai shënoi golin e dytë për Salzburgun, skuadër e cila fitoi me rezultat të thellë, 7-0.

Kujtojmë se Vallqi është përfolur se do të jetë përforcimi më i ri i Përfaqësueses së Kosovës, por ai akoma s’ka zyrtarizuar kombëtaren me të cilën do të paraqitet.